Wednesday, September 9, 2015

Godet” De Biasi

Gianni De Biasi beson se Shqipëria ka ende shanse të kualifikohet direkt në Euro Pavarësisht humbjes dramatike me Portugalinë, Gianni De Biasi beson se Shqipëria ka ende shanse të kualifikohet në Euro 2016.

Nga Italia ku tashmë do të jetë edhe në rolin e opinionistit te RAI në programin “Novantesimo Minuto”, drejtuesi i stolit kuqezi përcakton objektivat për dy sfidat e fundit në Grupin I.

“Portugalia na krijoi vështirësi, por edhe ne kishim shanset tona të shënonim. Ata janë një prej skuadrave të para në renditjen e FIFA-s dhe jam i kënaqur nga skuadra. Futbolli është sporti më i bukur, por gjithashtu mund të jetë i vrazhdë. Për neve ishte i bukur deri në minutën e 90-të. Gjithsesi duhet të mësojmë nga këto gabime. Kualifikimi në Kampionatin Europian është ende i mundur. Kemi edhe dy ndeshje për të luajtur, duhet ti fitojmë të dyja”, shkruan “Supersport.al”.

Gjatë prezantimit në programin sportiv për Serinë A, ku do të jetë përkrah emrave të njohur të futbollit italian si Cesare Prandelli dhe Alberto Malesani, trajneri i Shqipërisë analizoi sfidat e radhës me Serbinë dhe Armeninë.

“Luajmë përballë dy ekipeve që janë jashtë garës. Por, me serbët ekzistojnë këto problemet mes dy tifozerive dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Shpresojmë ti mbyllim sa më mirë kualifikueset, pasi jami paraqitur shkëlqyeshëm edhe krahasuar me Danimarkën, që është rivali ynë direkt”.

- See more at: http://lajmi.net/godet-de-biasi/#sthash.0ImvtaZd.dpuf

Tuesday, September 8, 2015

De Biasi nënshkruan kontratë në Itali

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biassi ka arritur marrëveshje me televizionin RAI në , për t’i analizuar ndeshjet e futbollit italian. De Biasi do të marrë pjesë si analist në emisionin “Novantesimo Minuto”, transmeton ‘minuta90’.
De Biasi do të jetë në panel me Cesare Prandellin dhe Alberto Malesanin.

Bleona nxjerr gjoksin në fushë (FOTO)


Bleona nxjerr gjoksin në fushë (FOTO) Ajo nuk e ka komplekes të zhveshurit në skenë, por me sa duket, specialitet ka lakuriqësinë në plazh.

Këngëtarja 37-vjeçare e cila ditët e fundit po shijon pushimet në Bodrum të Turqisë, është fotografuar duke bërë plazh ‘topless’.
Bleona Qereti duket se nuk e ka problem as pamjen e saj pa rrobabanje. Edhe pse jo në formë të shkëlqyer fizike, për këngëtaren, me ç’po kuptojmë, ka më shumë rëndësi ngjyra uniformë në të gjithë trupin se sa format jo të mira që duhen mbuluar.

Monday, September 7, 2015

Ja kënd e fajëson Cana për humbjen nga Portugalia


Lorik Cana e pranon se mosperqendrimi në minutat e fundit u ka kushtuar atyre me humbje.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij, por e pranon se mos përqendrimi në minutat e fundit u ka kushtuar atyre.

Ai tha se skuadra ka menduar se ndeshja kishte përfunduar dhe pikërisht në ato moment u ndëshkua nga Portugalia.

“Me skuadra të tilla të tilla duhet të dish që nëse e ul koncentrimin dhe përqendrimin ose kur mendon se e ki kryer ndeshjen mund të pësosh dhe kjo është ajo që ndodhi. Trajneri tha se kemi bërë lojë dinjitoze dhe euforia e tepërt ku kemi rrezikuar në kundërsulme, ku kemi mundur të pësojmë në pjesë të parë dhe në kundërsulm në të dytën”, tha Cana për Supersport.

Kombëtarja dhe Cristiano Ronaldo zbresin në Elbasan Arena (Video)


​Kombëtarja dhe Cristiano Ronaldo zbresin në Elbasan Arena (Video)Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Portugalisë kanë zbritur në fushën e Elbasan Arenës, për të bërë nxehjen para sfidës.

Në momentin e daljes në fushë, Cristiano Roanldo u duartrokitet nga tifozët shqiptar që janë në stadium. /Express

Sunday, September 6, 2015

De Biasi frikëson Portugalinë me deklaratën e tij

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka deklaruar se synimi i vetëm i skuadrës së tij kundër Portugalisë është fitorja. 

Shqipëria përballet me luzitanët të hënën në Elbasan Arena, ndërsa për strategun italian 3 pikët janë opsioni i vetëm nga kjo ndeshje.

“Ne nuk do të luajmë për barazim, por për fitore”, ka thënë De Biasi në konferencën për media para takimit.



Video rrënqethëse, Shqipëria drejt Europianit “Francë 2016”