Wednesday, July 22, 2015

Shqiptarët thyejnë rekordin e Guinessit për goditje të topit në çift (Video)

rekordi i ri i shqiptareve


Rekordi deri më tani mbahej nga një çift suedez. Në një gala mbrëmje të organizuar në Viti, Agimi dhe Leotrimi arritën ta mbajnë topin 30 minuta e 11 sekonda, me mbi 3100 goditje.

Për këtë ngjarje kontribut të madh ka dhënë Komuna e Vitisë me kryetarin Sokol Haliti dhe Drejtoria e Kulturisë, Rinisë dhe Sporteve me drejtoreshën Kaltrina Sylejmani, si dhe sponsorët tjerë që e kanë ndihmuar Agimin dhe Leotrimin.
Në mesin e tyre edhe vëllezërit Rrahmani nga Smira që përkrahën dyshen.
Shumë fotografi dhe video janë postuar në rrjete sociale gjatë mbajtjes së këtij rekordi.




No comments:

Post a Comment