Saturday, August 22, 2015

Blero shkel ligjin, feston me armë (Video)

Blero shkel ligjin, feston me armë (Video)Blero ka qëndruar në Maqedoni për disa ditë. Ai ishte atje me ftesë të një miku i cili në fshatin Gurgurnicë kremtoi synetinë e të birit.

Gjatë qëndrimit i cili impresionoi Bleron falë mikpritjes dhe vendit të bukur ai u pa edhe në shoqërinë e Adem Ramadanit.
Mirëpo këngëtari duket se i përfshirë nga atmosfera e kremtës ka kaluar në një dimension tjetër. Në videon e siguruar nga Prive, Blero shihet teksa gjatë festës shtie katër herë në ajër me një armë.
Blero duket se nuk i ka përfillur thirrjet e shumëta të organeve të rendit në Kosovë që festimet të bëhen me zemër e jo me armë teksa ka vendosur që këtë anë të fshehtë të tij ta shpreh në shtetin fqinj. /Prive

No comments:

Post a Comment